• e martë, 24 dhjetor 2024

Popovski: Të rritet në mënyrë dramatike investimi në shkencë dhe të mbahen shkencëtarët më të mirë të rinj

Popovski: Të rritet në mënyrë dramatike investimi në shkencë dhe të mbahen shkencëtarët më të mirë të rinj

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Duhet në mënyrë dramatike të rritet investimi në shtet në shkencë për shkak se shkencëtarët tanë përveç këtij rrjetëzimi, do të duhet pak të merren edhe me punë kërkimore për nevojat e shtetit deklaroi pr.dr. Zoran Popovski, përfaqësues i shtetit tonë në Komitetin administrativ të COST, i cili sot mban takim vjetor në Shkup.

Maqedonia e Veriut nga viti 2002 është anëtare në COST (Bashkëpunim evropian për shkencë dhe teknologji) - organizatë për rrjetëzim shkencor-teknologjik në Evropë, e cila financohet nga Komisioni Evropian, në vit me rreth 70 milionë euro.

Pjesëmarrja e shkencëtarëve tanë në aksionet vijuese të COST është lavdëruar për shkak se janë më aktivë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që i përket edhe mospasjes së mundësive dhe financave nga buxheti vjetor.

Në pyetjen nëse vendi i mban shkencëtarët, ai u përgjigj se trendi i "mortajës së bardhë" është i pranishëm edhe në qarqe shkencore që i përket punësimeve të kufizuara në shkencë dhe në hulumtim.

"Për fat të keq një numër i mirë i të rinjve po largohen nga ne. Ne duhet të zhvillojmë mekanizmat e mbajtjes sepse kur largohen më të mirët, nuk ka asgjë ku të mbështetet përparimi i vendit. Fatkeqësisht, për momentin nuk kemi ndonjë instrument aktiv me të cilin mund të themi se kjo është një mundësi e shkëlqyer që shkencëtarët tanë të rinj të shquar të kthehen në vend", theksoi Popovski. 

Lidhur me ndarjen e shkencës nga BPV-ja nga buxheti shtetëror, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në një përgjigje të pyetjeve të gazetarëve tha se në buxhetin e ri për vitin 2024 do të angazhohet "përveç asaj që është parashikuar, me ridedikime të ketë plus mjete për shkencë".

Me këtë rast theksoi se mjetet buxhetore kanë shkuar për, siç tha, ndryshime të domosdoshme, si rritja e pagave në arsimin e lartë dhe në përballje me krizën financiare dhe energjetike. Përmendi se në periudhën e ardhshme do të angazhohet që mjetet buxhetore që nuk do të përdoren të ridedikohen për shkencë dhe hulutmim. Por, u bëri thirrje universiteteve që t'i përkushtohen projketeve shkencore dhe me vetëfinancim. 

Universitetet përveç që kanë të ardhura nga buxheti i shtetit, kanë të ardhura të veta edhe nga pjesëmarrja e studentëve. I bëj thirrje të gjithëve që një pjesë të mjeteve të veta të investojnë në shkencë dhe kërkime, shtoi Shaqiri. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR