• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pompeo: SHBA ka humbur fuqinë për ta kontrolluar Rusinë

Pompeo: SHBA ka humbur fuqinë për ta kontrolluar Rusinë

Athinë, 2 tetor 2023 (MIA) - SHBA u dobësua nga konflikti në Ukrainë dhe e humbi fuqinë për ta kontrolluar Rusinë, deklaroi ish sekretari shtetëror amerikan dhe ish shef i CIA-s, Majk Pompeo.

Pompeo, i cili ishte sekretar shtetëror i SHBA-së gjatë presidencës së Donald Tramp, qëndroi në Athinë në Forumin e parë amerikano-mesdhetar të Investimeve.

"Amerika është dobësuar me pushtimin ndaj Ukrainës - e humbëm fuqinë tonë parandaluese kundër Putinit dhe ukrainasve, kjo është arsyeja pse evropianët  dhe  secili nga ne jemi shumë më keq", tha Pompeo.

Sipas vlerësimit të tij, "bota u bë një vend shumë më pak i sigurt pasi Xho Bajden e ndërmori funksionin e presidentit të SHBA-së".

"Kjo vlen për amerikanët dhe qytetarët e të gjithë aleatëve tanë. Trembëdhjetë amerikanë humbën jetën në Afganistan, që është një nga mossukseset më të mëdha në mbrojtjen e qytetarëve tanë në historinë më të re", shtoi ish sekretari shtetëror.

Pompeo tha edhe se autoritetet iraniane tani janë shumë më të pasur dhe më të fuqishëm se kur ai la postin.

"Miqtë dhe partnerët tanë në Lindjen e Afërt, Izrael dhe në vendet e Gjirit ndjehen të braktisur. Ndërsa Partia Komuniste Kineze bëhet më e guximshme dhe përgatitet për luftë - ekonomike dhe ushtarake - në mënyra të paprecedentë", tha Pompeo.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR