• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Polonia publikoi instruksione për qytetarët si të përgatiten për luftë

Polonia publikoi instruksione për qytetarët si të përgatiten për luftë
Varshavë, 6 prill 2022 (MIA) - Qeveria e Polonisë publikoi manual për qytetarët që përmban udhëzime si të përgatiten për situatë krize, siç është lufta. Manuali cekë se çka duhet të bëhet në rast të sulmit me lloje të ndryshme të armëve, nga armët konvencionale deri te ato kimike dhe bërthamore. Janë përshkruar edhe sistemet për paralajmërim publik që përdoren në raste të tilla. Qytetarët këshillohen të furnizohen me ujë, ushqim, barëra dhe bateri në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike. Qeveria polake thekson se duhet t'i përgatitë qytetarët për skenarë të ndryshëm, por mohon se manuali është i lidhur me luftën në Ukrainë. Manualët e ngjashëm paraprak përfshinin situata siç janë vërshimet dhe moti i ftohtë dimëror. Por, kërcënimi nga invazioni rus gjithsesi është në mendimet e një pjese të qytetarëve në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën. Edhe pse Rusia i fokusoi shumicën e sulmeve në veri, jug dhe lindje të Ukrainës, forcat ruse kryen disa sulme ndaj qytetit Lavov, i cili ndodhet vetëm 60 kilometra larg kufirit polak. Tani për tani nuk ka informata konkrete se Rusia planifikon ta sulmojë Poloninë, njejtë siç Polonia nuk pret sulm, por druan se Moska mund ta zgjerojë invazionin e vet në vendet fqinje. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR