• e martë, 19 nëntor 2024

Polonia po blen sistem britanik për mbrojtje kundërajrore për 5 miliardë dollarë

Polonia po blen sistem britanik për mbrojtje kundërajrore për 5 miliardë dollarë

Varshavë, 7 nëntor 2023 (MIA) - Polonia nënshkroi marrëveshje me kompaninë britanike të mbrojtjes MBDA për blerjen e një sistemi për mbrojtje kundërajrore në vlerë prej 4,92 miliardë dollarë, njoftoi qeveria britanike. 

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se partneriteti mes Varshavës dhe Londrës do të ndihmojë për fuqizimin e sigurisë evropiane në kushte të konfliktit në Ukrainë. 

Sistemi për mbrojtje kundërajrore do të mund të kapë raketa kryqëzuese të cilët fluturojnë në lartësi më shumë se 40 kilometra, thonë nga Ministria. 

"Ky është edhe një hap i rëndësishëm për lidhjet historike të mbrojtjes të cilat i kemi me Poloninë. Do t'i sigurojmë aftësi mbrojtëse nga gjenerata e ardhshme e cila do të veprojë si kthim i qartë i kundërshtarëve tanë", tha ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

   

QËNDRONI TË LIDHUR