• e mërkurë, 03 korrik 2024

Polonia ngriti urgjentisht aeroplanë luftarakë për shkak të aviacionit rus me rreze të gjatë 

Polonia ngriti urgjentisht aeroplanë luftarakë për shkak të aviacionit rus me rreze të gjatë 

Varshavë, 23 janar 2024 (MIA) - Polonia dhe aleatët e saj i kanë ngritur aeriplanët për shkak të aktivitetit të aviacionit rus me rreze të gjatë, njoftoi komanda operative e forcave të armatosura polake.

“Ju informojmë se është duke u zhvilluar aktiviteti intensiv i aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse. Paralajmërojmë se aviacioni polak dhe ai aleat është aktivizuar, gjë që mund të çojë në një rritje të nivelit të zhurmës, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit”, theksoi komanda në X (ish Tuiter).

Paraprakisht Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë polake ka vënë në gatishmëri aeroplanët ushtarakë pas aktivitetit të vëzhguar të aviacionit rus me rreze të gjatë. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR