Polonia ngrit aeroplanët luftarakë shkaku i sulmeve ruse në Ukrainë
- Polonia kumtoi sot se ka ngritur aeroplanë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës.
- Post By Fami Bajrami
- 09:24, 21 gusht, 2025
Varshavë, 21 gusht 2025 (MIA) - Polonia kumtoi sot se ka ngritur aeroplanë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës.
"Në lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës ruse e cila po kryen sulme në territorin ukrainas, aeroplanë të Forcave ajrore polake dhe aviacionit aleat po veprojnë në hapësirën ajrore polake, njoftoi Komanda operative e Forcave të armatosura polake.
Forcat ruse kryen një seri sulmesh në gjithë Ukrainën gjatë natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënduar të paktën 12 civilë.
Sulmet u kryen në Lviv, Mukaçevë dhe Zaporozhje, ku dhjetëra shtëpi u dëmtuan.
Foto: arkivi i MIA-s