• e diel, 22 dhjetor 2024

Polonia ka dërguar aeroplanë ushtarakë në afërsi të kufirit me Ukrainën

Polonia ka dërguar aeroplanë ushtarakë në afërsi të kufirit me Ukrainën

Varshavë, 13 janar 2024 (MIA) - Polonia ka ngritur aeroplanët luftarakë të saj dhe aleatëve pranë kufirit me Ukrainën në kushte të aktiviteteve intensive të aviacionit rus.

Forcat Ajrore Polake vunë në dukje "aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, i cili lidhet me ekzekutimin e një sulmi në territorin e Ukrainës", shkroi komanda operacionale e Polonisë në platformën "Iks".

Komanda shtoi se ky hap është ndërmarrë me qëllim që të "sigurohet mbrojtje e hapësirës ajrore polake". 

Polonia e përfundoi kërkimin më 31 dhjetor, pasi nuk arriti të gjejë pjesë të mundshme për të cilat besohet se i takojnë raketës ruse e cila më parë supozohet se e ka rrezikuar hapësirën ajrore polake. 

Qëllimi i kërkimit ishte të konfirmohej përfundimisht se asnjë pjesë e raketës nuk ishte në territorin polak, pasi përfaqësuesit ushtarakë polakë thanë se objekti i paidentifikuar, që besohet të jetë një raketë ruse, u largua nga hapësira ajrore brenda tre minutave pasi hyri nga drejtimi i Ukrainës në Poloni. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR