Polonia i vazhdon kontrollet kufitare deri më 4 prill të vitit 2026
- Polonia ka vendosur të vazhdojë kontrollet e përkohshme kufitare me Gjermaininë dhe Lituaninë deri më 4 prill të vitit të ardhshëm, pasi fillimisht kishte planifikuar t'i heqë ato më 4 tetor, njoftoi Ministria e Punëve të jashtme në platformën X.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:41, 1 tetor, 2025
Varshavë, 1 tetor 2025 (MIA) - Polonia ka vendosur të vazhdojë kontrollet e përkohshme kufitare me Gjermaininë dhe Lituaninë deri më 4 prill të vitit të ardhshëm, pasi fillimisht kishte planifikuar t'i heqë ato më 4 tetor, njoftoi Ministria e Punëve të jashtme në platformën X.
"Po vazhdojmë kontrollin për të monitoruar rrugën e migrimit që kalon nga shtetet baltike përmes Polonisë në drejtim të Evropës Perëndimore", tha ministri i Punëve të Brendshme, Marcin Kiervinski në njoftimin e ministrisë së tij, raporton DPA.
Detyra më e rëndësishme e rojeve kufitare polake mbetet mbajtja mbyllur e kufirit me Bjellorusinë dhe mbrojtja e tij nga presioni i migrimit, shtoi ai.
Polonia dhe BE-ja e akuzojnë liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko për organizimin e transportit të migrantëve nga rajonet e krizës drejt kufirit të jashtëm të BE-së, me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj Perëndimit, raporton agjencia gjermane.
Qeveria në Varshavë ka vendosur kontrolle kufitare në fillim të korrikut si përgjigje ndaj masave të reja të kontrollit të kufirit gjerman. Kryeministri Donald Tusk e lidh mundësinë e heqjes së kësaj mase me vendimet që do të merren nga Berlini.
Gjermania, kujton DPA, ka nisur kontrolle të rastësishme në kufirin me Poloninë që nga tetori i vitit 2023 me qëllim kufizimin e migrimit të paligjshëm.
Ministri gjerman i Brendshëm, Aleksander Dobrindt, urdhëroi intensifikimin e kontrolleve kufitare menjëherë pasi qeveria federale e re mori funksionin në maj.
Varshava bëri të njëjtën gjë gjatë verës, gjithashtu duke u përballur me presionin nga grupet e djathta të hakmarrësve, të cilët filluan të patrullojnë për migrantë me vetë niciativë, raporton DPA. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s