• e diel, 22 dhjetor 2024

Polonia e shqetësuar pr shkak të lëvizjeve të pjesëtarëve të Vagnerit në afërsi të kufirit me Bjellorusinë

Polonia e shqetësuar pr shkak të lëvizjeve të pjesëtarëve të Vagnerit në afërsi të kufirit me Bjellorusinë

Varshavë, 29 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri polak, Mateush Moravjecki sot ka shprehur shqetësim për shkak të lëvizjes së mercenarëve rusë të Vagnerit në Bjellorusi drejt kufirit polak.

"Kemi informatë se më shumë se 100 mercenarë të Vagnerit janë avancuar drejt kufirit me Poloninë", tha Moravjecki.

Kjo, sipas kryeministrit polak, e bën kufirin "edhe më kërcënues".

Moravjecki po ashtu tha se këtë vit deri tani janë regjistruar 16.000 tentime për kalim të kufirit nga migrantë nga Bjellorusia.

"Presidenti bjellorus Aleksandar Llukashenko dhe presidenti rus, Vlladimir Putin kanë dashur t'i dëbojnë në Poloni", tha ai. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR