Polonia e ngrit nivelin nga kërcënimi pas sabotimit të paparë të hekurudhës drejt Ukrainës
- – Polonia do ta rrisë nivelin e kërcënimit në disa linja hekurudhore dhe njëherësh do ta mbrojë infrastrukturën kyçe, njoftoi sot kryeministri Donalld Tusk pasi ishin dëmtuar binarët e hekurudhës që qon drejt Ukrainës.
- Post By Fitore Curri
- 16:17, 18 nëntor, 2025
Varshavë, 18 nëntor 2025 (MIA) – Polonia do ta rrisë nivelin e kërcënimit në disa linja hekurudhore dhe njëherësh do ta mbrojë infrastrukturën kyçe, njoftoi sot kryeministri Donalld Tusk pasi ishin dëmtuar binarët e hekurudhës që qon drejt Ukrainës.
“Shefi i agjencisë për siguri të brendshme dhe ministri i Punëve të Brendshme mu lutën ta vendos nivelin e tretë të kërcënimit, Çarlli, për shkak të kërcënimeve terroriste”, deklaroi Tusk para parlamentit.
"Vendimi do të zbatohet për linja të caktuara hekurudhore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën nivelin e dytë të kërcënimit."

Tusku gjatë kësaj njoftoi se shërbimet tashmë identifikuan dy persona përgjegjës për sabotimin e hekurudhës, duke zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas ukrainas të cilët bashkëpunonin me agjencitë e inteligjencës ruse dhe kishin ikur në Bjellorusi.
Zëdhënësi i shërbimeve speciale polake paraprakisht sot deklaroi se thuhet se shërbimet e inteligjencës ruse qëndrojnë pas sabotimit të hekurudhës polake drejt Ukrainës.
Shpërthimi në hekurudhën Varshavë – Lublin, e cila lidh kryeqytetin me qytetin në kufirin ukrainas, vijoi pas një varg zjarresh, sabotimesh dhe sulme kibernetike në Poloni dhe vende të tjera evropiane.
Qeveria polake sot paradite mbajti mbledhje të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për incidentin, në të cilin morën pjesë komandantë ushtarakë, udhëheqës të agjencive të inteligjencës dhe një përfaqësues i presidentit. fc/
Foto: EPA