• e premte, 05 dhjetor 2025

Poloni: Shpërthim i një mjeti të paidentifikuar afër kufirit me Ukrainën

Poloni: Shpërthim i një mjeti të paidentifikuar afër kufirit me Ukrainën

Varshavë, 20 gusht 2025 (MIA) – Një mjet i paidentifikuar ka rënë dhe ka shpërthyer në një fushë në Poloninë lindore, pranë kufirit me Ukrainën, bënë të ditur autoritetet lokale.

Sipas raportit policor, nuk ka të lënduar, por në fshatin Osini në rajonin e Holmit është shkaktuar dëm material i disa shtëpive.

Ushtria dhe policia po e sigurojnë zonën dhe po hetojnë shkaqet se nga erdhi mjeti.

Incidenti vjen mes tensioneve të larta për shkak të luftës në Ukrainë dhe incidenteve të mëparshme kur raketa ruse kanë përfunduar në territorin polak.

foto: arkivi/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR