• e premte, 22 nëntor 2024

Poloni: Aviacioni në gatishmëri për shkak të kërcënimeve ruse

Poloni: Aviacioni në gatishmëri për shkak të kërcënimeve ruse

Varshavë, 4 shtator, 2024 (MIA) - Aeroplanët luftarakë polakë dhe të aleatëve të saj u aktivizuan herët në mëngjes për të siguruar hapësirën ajrore të Polonisë, vend që kufizohet me Ukrainën, informuan forcat e armatosura polake.

Kjo ndodh për herë të tretë në tetë ditët e fundit. Paraprakisht, armata ukrainase informoi për sulm rus me dronë në qytetin Lavov i cili ndodhet afër kufirit polak.

"Kjo ishte një tjetër natë shumë e ngarkuar për sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes ajrore në Poloni për shkak të aktivitetit të aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës ruse e cila kryente sulme", shkruan Komanda operative e Forcave të armatosura polake në platformën Iks.

Muajin e kaluar NATO dënoi "veprimet e papërgjegjshme" të Rusisë pasi droni i saj hyri në hapësirën ajrore polake.

"Nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, mbetjet e dronëve dhe raketave ruse janë gjetur disa herë në territorin e aleatëve", deklaroi me 26 gusht zëdhënësja e NATO-s Fara Dahlala. "Ndërsa nuk kemi asnjë informacion që tregon një sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër aleatëve, këto veprime janë të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme", theksoi ajo. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR