Politiko: Trampi dëshiron ta përfundojë luftën në Ukrainë, pa marrë parasysh formën e marrëveshjes paqësore
- Qëllimi kryesor i presidentit amerikan, Donald Tramp, është ta prëfundojë luftën në Ukrainë, pa marrë parasysh formën përfundimtare të marrëveshjes paqësore, deklaroi sot një funksionar i Shtëpisë së Bardhë për "Politiko".
- Post By Arta Bunjaku
- 20:53, 25 nëntor, 2025
Uashington, 25 nëntor 2025 (MIA) - Qëllimi kryesor i presidentit amerikan, Donald Tramp, është ta prëfundojë luftën në Ukrainë, pa marrë parasysh formën përfundimtare të marrëveshjes paqësore, deklaroi sot një funksionar i Shtëpisë së Bardhë për "Politiko".
Përderisa Ukraina dhe aleatët e saj evropianë debatojnë për hollësitë nga propozimi origjinal i SHBA-së prej 28 pikash, me të cilin kërkohet Donbasi të jetë nën kontrollin rus, burimet thonë se Trampi nuk ka "linja të kuqe" nën kushtet që palët të dakordohen dhe luftimet të ndalen.
"Qëllimi përfundimtar është paqja. Ajo është diçka mëe rëndësishme që mund të arrihet këtu. Ndaloni luftimet, ndaloni vrasjet, kjo është ajo që e dëshiron presidenti", tha një funksionar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Funksionari shtoi se Trampi do ta mbështesë çdo marrëveshje që çon drejt fundit më të shpejtë të luftës, që edhe Kievi edhe Moska mund ta pranojnë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Kievi është i gatshëm ta pranojë marrëveshjen paqësore të prezantuar nga SHBA-ja, si dhe se është i gatshëm të bisedojë me presidentin amerikan Donald Tramp për pika të ndjeshme nnga ai plan.
Gjatë bisedimeve në Gjenevë, përfaqësuesit amerikanë dhe ukrainas përpiluan version të përditësuar të planit, duke e ulur nga 28 në 19 pika, ndërkaq negociatat përfundimtare për planin do t'i zhvillojnë Zelenski dhe Trampi. ab/
Foto: МIА arkivi