• e hënë, 23 dhjetor 2024

Politiko: Ilon Mask në kontakte të fshehta me Vlladimir Putinin nga viti 2022

Politiko: Ilon Mask në kontakte të fshehta me Vlladimir Putinin nga viti 2022

Bruksel, 25 tetor 2024 (MIA) - Miliarderi Ilion Mask rregullisht ishte në kontakt me presidentin rus Vlladimir Putin nga fundi i vitit 2022, thuhet në raportin e "Uol strit xhërnal", ndërsa transmeton "Politiko".

Sipas burimeve të inteligjencës, Mask dhe Putin vazhduan bisedimet e tyre dhe këtë vit, ndërsa Mask ka intensifikuar kritikat e tij për mbështetjen ushtarake amerikane ndaj Ukrainës dhe aktivisht u përfshi në fushatën zgjedhore të kandidatit republikan dhe ish presidentit, Donald Tramp.

Putin në një rast e ka lutur Maskun të shmang aktivizimin e shërbimit të tij satelitor të internetit Starlink mbi Tajvan, si një shërbim drejt presidentit kinez Si Xhinping, sipas deklaratave të dy personave të njohur me kërkesën.

Zbulimi për kontaktet e Maskut me Kremlinin u shfaqën në një moment kritik për fushatën elektorale amerikane, theksoi "Politiko". Ndikimi i Maskut tejkalon politikën, sepse përmes platformës së tij Iks dhe kompanisë teknologjike SpaceX, ka kontrata të rëndësishme me qeverinë dhe miratim të profilit të lartë të informacioneve të klasifikuara në SHBA.

Gjithashtu Mask siguroi qasje në Starlink për Ukrainën pas fillimit të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, më vonë marrëdhëniet me autoritetet ukrainase u ftohën, ndërsa miliarderi madje e kufizoi armatën ukrainase në shfrytëzimin e shërbimit të internetit për kontroll të dronëve.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se komunikimi i vetëm midis Kremlinit dhe Maskut ishte një bisedë telefonike, në të cilën ata diskutuan për "hapësirën dhe teknologjitë aktuale dhe të ardhshme".

Mask nuk iu përgjigj raporteve, as kërkesës për koment nga "Uol strit xhërnal". rq/bsh/

Foto: akrivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR