• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Politiko: Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia duan të formojnë një aleancë skeptikësh ndaj Ukrainës

Politiko: Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia duan të formojnë një aleancë skeptikësh ndaj Ukrainës

Bruksel, 28 tetor 2025 (MIA) - Hungaria po përpiqet të bashkojë forcat me Republikën Çeke dhe Sllovakinë për të formuar një bllok vendesh në kuadër të Bashkimit Evropian që janë skeptike ndaj ndihmës së mëtejshme për Ukrainën. Një veprim i tillë mund t'i ndërlikojë ndjeshëm përpjekjet e Brukselit për të ofruar mbështetje të vazhdueshme financiare dhe ushtarake për Kievin, shkruan Politiko.

Balazh Orban, këshilltari kryesor politik i kryeministrit hungarez, deklaroi se shpreson të bashkëpunojë me Andrej Babish, partia populiste e krahut të djathtë e të cilit fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën Çeke, si dhe me kryeministrin sllovak Robert Filo. Sipas tij, qëllimi është të koordinohen qëndrimet përpara takimeve të liderlve të BE-së, që përfshin mbajtjen e takimeve para vetë samiteve.

Edhe pse ende nuk është arritur një aleancë e fortë politike, formimi i saj mund t’i ndërlikojë ndjeshëm përpjekjet e BE-së për t’i ofruar mbështetje financiare dhe ushtarake Ukrainës, sipas Politikos. 

"Mendoj se kjo do të ndodhë - dhe do të bëhet gjithnjë e më e dukshme", tha Balash Orban, kur u pyet për mundësinë e formimit të një blloku skeptikësh për Ukrainën në Këshillin Evropian.

Ai kujtoi modelin e bashkëpunimit të të ashtuquajturës Katërshe e Vishegradit (Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia) gjatë krizës së emigrantëve. "Funksionoi shumë mirë gjatë krizës së emigrantëve. Kështu arritëm të rezistojmë", tha ai, duke iu referuar periudhës pas vitit 2015, kur partia euroskeptike "Ligj dhe Drejtësi" ishte në pushtet në Varshavë.

Sipas Politiko, aleanca e re do të përbëhej nga tre, jo katër anëtarë. Kryeministri aktual i qendrës së djathtë i Polonisë, Donald Tusk, është fuqishëm pro-ukrainas dhe nuk ka gjasa të bashkohet me ndonjë aleancë me kryeministrin hungarez.

Kryeministri hungarez,  cili është në pushtet për 15 vitet e fundit, përballet me një betejë rizgjedhjeje vitin e ardhshëm. Sipas sondazheve të opinionit të cituara nga botimi, partia Tisa e liderit të opozitës Peter Magkar është aktualisht më popullore se partia Fides e Orbanit. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR