• e diel, 22 dhjetor 2024

Politiko: Administrata e a Bajdenit po përgatitet për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Afërt

Politiko: Administrata e a Bajdenit po përgatitet për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Afërt

Uashington, 5 janar 2024 (MIA) - Persona zyrtarë të administratës së Bajdenit po bëjnë plane për përgjigjen amerikane ndaj përhapjes potenciale të konfliktit nga Gaza në pjesë të tjera të Lindjes së Afërt, shkruan Politiko, duke iu referuar katër personave zyrtarë të cilët kërkuan të mbeten anonim.

Portali thekson se disa persona zyrtarë në Uashington besojnë se lufta në Gazë ka eskaluar shumë më larg kufijve të Rripit, skenar të cilin SHBA-ja po tentojnë ta evitojnë me muaj.

Sipas tre funksionarëve amerikanë, ushtria po përgatitë plane për kundërpërgjigje ndaj militantëve jemenas huthët, të mbështetur nga Irani, të cilët sulmojnë anije komerciale në Detin e Kuq, shkruan Politiko dhe thekson se kjo përfshin targetim të qëllimeve në Jemen.

Ndërkohë, përfaqësuesit e zbulimit po ideojnë mënyra për t'i paraparë dhe refuzuar sulmet e mundshme ndaj SHBA-së nga ana e forcave të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, thonë personat zyrtarë.

SHBA-ja me muaj i bën thirrje Teheranit të ndikojë ndaj forcave që i mbështetë që t'i pakësojë sulmet, por autoritetet thonë se nuk kanë parë shenja se grupet proiraniane kanë filluar ta ulin numrin e sulmeve dhe shprehin shqetësim se dhuna vetëm do të rritet në ditët në vijim.

Kjo paraqet eskalim që do ta tërheqë presidentin amerikan, Xho Bajden më thellë në konfliktin në Lindjen e Afërt, derisa fushata për zgjedhjet presidenciale kërkon prej tij të fokusohet në çështjet vendore, vlerëson Politiko. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR