• e hënë, 23 dhjetor 2024

“Politiko”: Të paktën shtatë anëtare të NATO-s janë kundër anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë

“Politiko”: Të paktën shtatë anëtare të NATO-s janë kundër anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë

Bruksel, 24 tetor 2024 (MIA) - Shtatë anëtare të NATO-s janë kundër thirrjes për bashkimin e Ukrainës në Aleancë, transmeton portali politico.eu nga Brukseli, duke cituar katër persona nga NATO dhe SHBA, si dhe disa diplomatë.

Gjermania dhe SHBA-ja janë vendet më të mëdha të cilët po hezitojnë nëse do t'i përgjigjen thirrjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për bashkimin e Ukrainës në NATO, shkruan "Politiko" dhe thekson se Hungaria dhe Sllovakia gjithashtu janë kundër këtij vendimi "sepse liderët e tyre marrin pro pozicionet ruse".

Vendet e tjera, siç shtohet, nuk duan t'i përgjigjen shpejt kërkesës së Kievit dhe u përgjigjet që "fshihen nën hije". "Vende si Belgjika, Sllovenia apo Spanja fshihen pas SHBA-së dhe Gjermanisë. Ata thjesht nuk tregojnë asnjë iniciativë", deklaroi një funksionar anonim i NATO-s.

Edhe pse këto vende e mbështesin idenë në teori, "kur situata do të afrohet drejt realizimit, publikisht do të kundërshtohen më shumë, sqaroi një tjetër funksionar i lartë.

Megjithatë, personat zyrtarë të cilët folën me gazetarët theksuan se as SHBA dhe as Gjermania nuk e përjashtojnë mundësinë e anëtarësimit të ardhshëm të Ukrainës në NATO.

Thirrja për bashkimin e Ukrainës në NATO është pjesa e parë nga "plani i fitores" së presidentit Volodimir Zelenski, të cilin ai e prezantoi para liderëve evropianë në Bruksel më 17 tetor. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, deklaroi gjatë një takimi të fundit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s se Ukraina mund të bëhet anëtari i 33-të ose i 34-të i Aleancës.

Megjithatë, "Politiko" thekson se NATO ende nuk i është përgjigjur thirrjes së Zelenskit. Ambasadorja e Amerikës pranë NATO-s, Xhulien Smit, deklaroi më 16 tetor se NATO nuk ka plane të ftojë Ukrainën të anëtarësohet në të ardhmen e afërt. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR