• e hënë, 30 dhjetor 2024

Politikanët në Austri nuk do të kenë rritje të pagës

Politikanët në Austri nuk do të kenë rritje të pagës

Vjenë, 3 gusht 2023 (MIA) - Politikanët austriak nuk do të kenë rritje të pagave këtë vit edhe krahas inflacionit të lartë, njoftuan kancelari dhe zëvendëskancelari Karl Nehamer dhe zëvendëskancelari Verner Kegler.

Vendimi ka të bëjë me presidentin federal dhe të gjithë anëtarët e kabinetit, si dhe të presidentit të Këshillit Kombëtar, Dhomën e Poshtme të Parlamentit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare. 

Pagat e politikanëve zakonisht janë të lidhura me inflacionin dhe në rrethana normale ata do të kishin të drejtë në rritje rekorde prej 9,7 për qind këtë vit.

Qeveria austriake njoftoi se politikanëve dhe deputetëve provincialë mund tu rriten pagat për 50 për qind e shkallës së inflacionit gjegjësisht për afërsisht pesë për qind.

Vendimi i Qeverisë austriake vijoi pasi Partia Socialdemokrate austriake opozitare dhe Partia austriake e Lirisë e kritikuan valorizimin. ASDP përmes një kumtese kërkoi ngrirjen e pagave të qeverisë dhe autoriteteve federale. fc/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR