Policia ukrainase: Forcat ruse e hedhin në ajër urën kryesore drejt Bahmutit
- Forcat ruse gjatë natës e hodhën në ajër urën kryesore që e lidhë qytetin e rrethuar Bahmut në Ukrainën lindore me fshatin e afërt Hromovë, kumtoi policia ukrainase.
- Post By Sheriban Kllokoci
- 10:41, 3 mars, 2023

Kiev, 3 mars 2023 (MIA) - Forcat ruse gjatë natës e hodhën në ajër urën kryesore që e lidhë qytetin e rrethuar Bahmut në Ukrainën lindore me fshatin e afërt Hromovë, kumtoi policia ukrainase.
Policia në qytetin Konstantinivka deklaroi për Si-En-En-in se shpreson se ura do të riparohet ditëbe në vijim pasi është arterie jetike për evakuimin e civilëve dhe dërgimin e rezervave të municionit.
Ura është ruta e fundit kryesore për furnizim nga Bahmuti drejt qytetit Çasiv Jar.
Armata akoma mund të qaset drejt Bahmutit përmes fushave, kumtoi policia.
Bahmuti është qendër komunikacioni dhe përmes tij i furnizon ushtarët ukrainas në lindje të vendit.
Foto: EPA