• e enjte, 04 dhjetor 2025

Policia turke arreston mbi 270 kontrabandues dhe mbi 1.000 emigrantë ilegal në dy javët e fundit

Policia turke arreston mbi 270 kontrabandues dhe mbi 1.000 emigrantë ilegal në dy javët e fundit

Ankara, 11 qershor 2025 (MIA) - Policia e Turqisë ka arrestuar gjithsej 273 kontrabandues dhe 1.022 emigrantë në kuadër të një operacioni të specializuar të kryer në 51 rrethe në të gjithë vendin gjatë dy javëve të fundit, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja në rrjetin social Iks.

Jerlikaja informoi se deri më tani 98 nga kontrabanduesit janë arrestuar, ndërsa për masat gjyqësore për pjesën tjetër ende po shqyrtohen. Emigrantët e arrestuar janë dorëzuar në institucionet kompetente dhe është duke u zhvilluar procedurë për ekstradimin e tyre.

Ministri nuk konkretizoi se nga cilat vende vijnë emigrantët, por theksoi se ky veprim është pjesë e përpjekjeve të shtuara për të parandaluar migrimin e paligjshëm dhe kontrabandën e njerëzve në Evropë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR