• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia shqiptare sekuestroi vepra arti me vlerë 1.5 milionë euro të kontrabanduara nga Greqia

Policia shqiptare sekuestroi vepra arti me vlerë 1.5 milionë euro të kontrabanduara nga Greqia

Tiranë, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Policia shqiptare ka shkatërruar një grup kriminel e cila nga Greqia trafikonte ikona, piktura artistike, skulptura mermeri të periudhës para lindjes së Krishtit, vlera e të cilave llogaritet në mbi 1.5 milionë euro.

Sipas Lorenc Panganika, drejtor i drejtorisë vendore të policisë Fier, në kuadër te aksionit policor "Vlera", janë arrestuar dy persona të moshës 51 dhe 57 vjeç, banor të Fierit, të cilët në bashkëpunim me të tjerët, tani për tani persona të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shteti grek për t'i shitur në Shqipëri. 

"Gjatë bastisjes në dy banesat e tyre janë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, me vlerë rreth 1.5 milionë euro", deklaroi Panganika.

Në aksion është sekuestruar automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa dhe një peshore elektronike. qa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR