• e shtunë, 23 nëntor 2024

Policia shqiptare parandaloi kontrabandë të objekteve dhe ikonave

Policia shqiptare parandaloi kontrabandë të objekteve dhe ikonave

 Tiranë, 30 mars 2024 (MIA) - Policia shqiptare në afërsi të Rogozhinës, ka parandaluar kontrabandë të artefakteve dhe iokonave dhe ka arrestuar dy persona në automjetin e të cilëve janë zbuluar të njëjtat.

"Në kuadër të aksionit "Ikonat", në automjetin në të cilin ndodheshin tashmë të arrestuarit Pëllumb Leka (53) dhe Emanuel Çaço (56), policia zbuloi dhe sekuestroi 13 statuja dhe ikona të përmasave dhe formave të ndryshme. Në bashkëpunim me një person të punësuar si roje në parqet arkeologjike, kanë siguruar statuja dhe ikona", thuhet në kumtesën e policisë.

 Objektet e vjedhura, nga parqet arkeologjike në Fier, Gjirokastër dhe Berat, ua kanë shitur shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, për një vlerë prej 10.000 deri në 20.000 euro

Foto: policia shqiptare 

 

QËNDRONI TË LIDHUR