• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Policia ruse arreston kundërshtarë të invazionit ndaj Ukrainës

Policia ruse arreston kundërshtarë të invazionit ndaj Ukrainës

Moskë, 24 shkurt 2023 (MIA) - Policia ruse në mbarë vendin sot arrestoi demonstrantë të vetmuar të cilët, në përvjetorin e invazionit rus ndaj Ukrainës fqinje, me sllogane kundër luftës dhe gjeste metaforike e shprehën kundërshtimin e tyre ndaj luftës, njoftojnë mediumet ruse dhe organizatat për mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Të enjten në qytetin e madh rus Ekateringburg u arrestuan së paku tetë persona, pasi që vendosën lule në përmendoren e viktimave të represionit politik, lajmëroi organizata për ndihmë juridike OVD-Info.

Sipas kësaj OJQ-je, dy persona u arestuan edhe në Sankt Petersburg për shkak të vendosjes së luleve në përmendoren e poetit ukrainas Taras Shevçenko.

Në qytetin siberian barnaul u arrestuan pesë persona, mes të cilëve edhe një burrë i cili në sheshin qendror mbante pllakatë "Mos hesht", lajmëroi një portal lokal.

Mediumet kumtuan edhe se një grua është arrestuar në qytetin Komsomolsk, në Amur, sepse mbante transparentin: "na vie keq, na fal, e shkatërruam vendin tonë".

Rusët nga e mbarë Rusia protestuan vetëm gjatë javës së parë të luftës në Ukrainë, ndërsa ato tubime të mëdha protestuese së shpejti u shuan sepse mijëra njerëz u arrestuan. Megjithatë, edhe më tej, deri më sot, gjendet nga ndonjë shprehje individuale e mospajtimit me luftën dhe arrestime individuale. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR