• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia për urën në Baltimor: Nuk bëhet fjalë për terrorizëm

Policia për urën në Baltimor: Nuk bëhet fjalë për terrorizëm

Baltimor, 26 mars 2024 (MIA) - Nuk ka dëshmi se sulmi me anije që shkaktoi shembjen e urës Frensis Skot Ki ishte i qëllimshëm, deklaroi policia e Baltimorit ndërsa kërkimet vazhdojnë për një numër të pacaktuar të personave të zhdukur në lumin Potapsko, raportojnë mediat amerikane.

"Nuk ka absolutisht asnjë indikacione se ky ishte ndonjë lloj terrorizmi, se ky është bërë qëllimisht", tha shefi i policisë së Baltimorit, Riçard Uorli në një konferencë shtypi.

Ura Frensis Skot Ki në Baltimore u shemb pasi një anije me kontejnerë goditi një nga shtyllat e saj.

Numri i personave të zhdukur ende nuk është përcaktuar.

Zëdhënësi i zjarrfikësve lokal ka deklaruar më herët se në ujë ndodheshin rreth njëzet persona, por të dhënat e reja tregojnë se janë më pak. Kërkimi vështirësohet nga dukshmëria e reduktuar dhe temperaturat e ulëta. Temperatura e ujit në lumë është rreth nëntë gradë Celsius. Në këto kushte, njeriu mund të mbijetojë në lumë për rreth tre orë, kështu që zhytësit janë në një garë me kohën.

Pas shembjes së urës, ekipet e shpëtimit konstatuan se kishte automjete në lumin Potapsko. mb/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR