• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Policia malazeze: Një fëmijë nga Podgorica ka dërguar mejle deri te shkollat për bomba të vendosura

Policia malazeze:  Një fëmijë nga Podgorica ka dërguar mejle deri te shkollat për bomba të vendosura

Podgoricë, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Policia malazeze sot kumtoi se pas mejleve kërcënuese për bomba te vendosura në shkolla, qëndron një fëmijë nga Podgorica, për të cilin shkak javën e kaluar tre ditë me radhë nuk është mbajtur mësim në shkolla në disa qytete në Mal të Zi.

Policia nga mesi dhe fundi i javës së kaluar e ka locuar aparatin, për të cilin dyshohet se ka dërguar mejle kërcënuese në adresat elektronike të 19 shkollave në Podgoricë, Danillovgrad dhe Tivar, ndërsa pas bastisjes në banesë kanë konfirmuar se bëhet fjalë për fëmijë, thuhet në kumtesë.

Tek fëmija në Podgoricë janë gjetur "dëshmi se nga celulari i tij i ka krijuar dhe dërguar mejlet kontestuese", kumtoi policia.

Policia informoi se akti i minorenit ka shkaktuar panik, ndërsa policia ka ngrit kallëzim penal kundër prindërve për neglizhencë të fëmijës.

Në periudhën prej 20 deri 22 dhjetor mësim nuk është mbajtur në 19 shkolla fillore në Podgoricë, Danillovgrad dhe Tivar.

Shkollat janë evakuuar, ndërsa pas bastisjes u zbulua se bëhet fjalë për alarme të rreme. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR