Policia japoneze arrestoi 111 persona në aksionin kundër keqtrajtimit onlajn të fëmijëve
- Agjencia nacionale policore e Japonisë kumtoi se në aksion të koordinuar kundër keqtrajtimit onlajn seksual të fëmijëve ka arrestuar 111 persona të moshës prej 14 deri 68 vjeç.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:32, 4 prill, 2025

Tokio, 4 prill 2025 (MIA) - Agjencia nacionale policore e Japonisë kumtoi se në aksion të koordinuar kundër keqtrajtimit onlajn seksual të fëmijëve ka arrestuar 111 persona të moshës prej 14 deri 68 vjeç.
Aksioni, i kryer në shkurt dhe mars, ishte pjesë e hetimit ndërkombëtar në të cilin morën pjesë Singapori, Koreja e Jugut dhe Hong-Kongu, transmetoi agjkencia Kjodo.
Disa nga të arrestuarit u identifikuan përmes këmbimit të informatave me organet e huaja hetimore, që e konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër veprave të këtilla penale.
Në kuadër të hetimit, i kryer nga 24 shkurti deir më 28 mars, janë arrestuar gjithsej 544 persona në Japoni dhe vendet e tjera pjesëmarrëse.
Sipas agjencisë japoneze, të arrestuarit janë të lidhur me raste të posedimit dhe distribuimit të pornografisë së fëmijëve, ndërsa mes tyre ka edhe mësimdhënës, ligjërues dhe të punësuar në kompani, si dhe të mitur.
Autoritetet japoneze paralajmëruan vazhdim të aktiviteteve për parandalim të veprave të këtilla penale. ab/
Foto: МIА arkivi