• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia italiane ka arrestuar tre palestinezë nën akuzën për terrorizëm

Policia italiane ka arrestuar tre palestinezë nën akuzën për terrorizëm

Romë, 11 mars 2024 (MIA) - Policia italiane ka arrestuar tre palestinezë në Italinë qendrore për të cilët autoritetet thonë se planifikonin të kryenin sulme në një vend të paspecifikuar, thuhet në një komunikatë të policisë.

Theksohet se tre burrat, të cilët jetojnë në Akuila, rreth 120 kilometra në verilindje të Romës, kanë formuar një celulë të lidhur me Brigadat e martirëve Al-Aksa, një grup i armatosur i lidhur me lëvizjen Fatah të presidentit palestinez Mahmud Abas, i cili konsiderohet një grup terrorist në Izrael, BE dhe SHBA.

Policia njoftoi se tre palestinezët akuzohen për komplot kriminal për të kryer terrorizëm ose për të përmbysur rendin demokratik, i cili sipas ligjit italian parashikon një dënim me burg deri në 15 vjet.

"Të dyshuarit janë marrë në prozelitizëm dhe propagandë...dhe planifikonin sulme, duke përfshirë edhe vetëvrasje me bomba, ndaj objektivave civile dhe ushtarake në tokë të huaj", kumtoi policia.

Një nga tre burrat kërkohet nga Izraeli, i cili është në luftë me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës dhe një gjykatë italiane po shqyrton një kërkesë për ekstradimin e tij, thuhet në komunikatë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR