• e premte, 05 dhjetor 2025

Policia iraniane arrestoi 21.000 persona gjatë luftës 12-ditëshe me Izraelin

Policia iraniane arrestoi 21.000 persona gjatë luftës 12-ditëshe me Izraelin

Teheran, 13 gusht 2025 (MIA) - Policia iraniane arrestoi 21.000 persona të dyshuar gjatë luftës 12-ditëshe mes Izraelit dhe Iranit në qershor, kumtuan sot mediumet shtetërore iraniane.

Televizioni shtetëror iranian e citoi zëdhënësin e policisë, gjeneralin Said Montazeralmahdi, i cili deklaroi se njerëzit i kanë paraqitur të dyshuarit tek autoritetet, kumtuan mediumet amerikane.

"Arrestimi i 21.000 personave të dyshuar gjatë luftës 12-vjeçare tregon për vetëdijen dhe ndjenjën e lartë të njerëzve në ofrimin e sigurisë", tha ai.

Montazeralmahdi, ndërkaq, nuk saktësoi se me çfarë akuzash mund të përballen të dyshuarit.

Megjithatë, ai tha se mbi 260 persona janë të dyshuar për spiunim, ndërsa 172 persona janë arrestuar për xhirime ilegale.

Sipas tij, policia vendosi mbi 1.000 pika kontrolluese në tërë territorin e vendit gjatë konfliktit, mes 13 dhe 24 qershorit.

Mediumet amerikane shtojnë se kjo është hera e parë që policia iraniane ta kumtojë numrin e përgjithshëm të arrestimeve gjatë luftës.

Në javët e fundit, Irani kohë pas kohe njoftonte për arrestime të të dyshuarve për spiunim.

Nga fundi i qershorit, irani ekzekutoi shtatë burra të dënuar për spiunim në dobi të Izraelit, që shkaktoi frikë tek aktivistët se qeveria mund të kryejë valë ekzekutimesh, theksojnë mediumet amerikane.

Izraeli më 13 qershor filloi valë të sulmeve ajrore ndaj Iranit, me ç'rast jetën e humbën 1.100 njerëz, përfshirë shumë komandantë ushtarak. Nga ana tjetër, në Izrael 28 persona e humbën jetën në sulme hakmarrëse iraniane. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR