• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Policia greke zbuloi katër raste të tjera të pornografisë së fëmijëve

Policia greke zbuloi katër raste të tjera të pornografisë së fëmijëve
Athinë, 10 nëntor 2022 (MIA) - Departamenti për krim elektronik i policisë greke, zbuloi katër raste të reja të pornografisë së fëmijëve me materiale nga mbi 1.800 dosje dhe tani dy persona janë arrestuar, ndërsa kundër dy personave tjerë është ngritur kallëzim penal, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Policia greke njoftoi se në kuadër të aktiviteteve për parandalimin dhe zhdukjen e dukurive të pornografisë së fëmijëve dhe pas disa muajsh kërkimesh dhe analizash të hollësishme onlajn të të dhënave digjitale, u identifikuan përdoruesit e internetit në territorin grek, të cilët posedonin gjithsej 1.874 dosje me pornografi për fëmijë. Menjëherë është njoftuar prokuroria kompetente dhe në hetimin e mëtejshëm u zbuluan të dhënat e përdoruesve specifikë të internetit, pas çka u krye kontroll në banesat e tyre, ku në periudhën nga 24 tetori e deri më 7 nëntor të vitit 2022 janë gjetur dhe konfiskuar një kompjuter, hard disk dhe usb. Gjatë kontrollit u zbuluan video dhe foto me pornografi për fëmijë dhe u arrestuan dy nga katër përdoruesit e internetit. qa/bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR