• e diel, 22 dhjetor 2024

Policia gjermane qëlloi për vdekje një sulmues në një zonë tifozësh në Hamburg

Policia gjermane qëlloi për vdekje një sulmues në një zonë tifozësh në Hamburg

Berlin, 16 qershor 2024 (MIA) - Policia gjermane qëlloi për vdekje një person i cili tentoi t'i sulmojë me sëpatë kalimtarët  në Hamburg, incidenti ndodhi në afërsi të zonës së tifozëve ku ka rreth 40.000 tifozë holandezë.

Sipas gazetës gjermane Bild, sulmuesi iu bashkangjit turmës dhe i sulmoi tifozët dhe sigurimin.

Në Hamburg, prej orës 15:00 po luget ndeshja e Kampionatit evropian mes Holandës dhe Polonisë.

Mediumet lokale kumtuan se policia ka përdorur sprej piperi kundër sulmuesve para se të hapte zjarr. Një polic përdori fillimisht të shtëna paralajmëruese, ndërsa më pas të shtënat e tjera ishin drejt sulmuesit, i cili u rrëzua në tokë. Sulmuesi është lënduar rëndë dhe i është ofruar ndihma mjekësore.

Policia kumtoi se sulmuesi kishte pasur edhe mjet ndezës, me siguri ndonjë lloj koktej molotovi. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR