• e premte, 22 nëntor 2024

Policia gjermane po përgatitet për trazira më 7 tetor

Policia gjermane po përgatitet për trazira më 7 tetor

Berlin, 4 tetor 2024 (MIA) - Sindikata e policisë gjermane ka paralajmëruar për trazira të mundshme në vend më 7 tetor kur dhe është përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, njofton DPA.

"Ne presim mirësjellje nga të gjithë në Gjermani me 7 tetor", deklaroi sot kryetari i sindikatës Johen Kopelke për rrjetin mediatik gjerman A&D.

Kopelke tha se policia po merr masa vendimtare dhe të vazhdueshme kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën dhe çrregullimin, duke shtuar se të gjitha agjencitë e sigurisë në Gjermani kanë nevojë për personel me 7 tetor.

Sindikata e policisë në Berlin për Si-En-En deklaroi se autoritetet po përgatiten për një situatë dinamike në të gjithë qytetin për shkak të situatës së tensionuar dhe po i shohin ditët në vijim me shumë shqetësim.

Ata theksojnë se demonstratat pro palestineze tashmë janë kthyer në antisemite dhe ka pasur incidente të dhunshme.

Pritet që situata në Lindjen e Afërt dhe ajo që po ndodh në Izrael, Liban dhe Iran të ndikojë në demonstratat publike në kapitalin gjerman.

Me 7 tetor të vitit 2023, Hamasi kreu një sulm terrorist ndaj Izraelit ku jetën e humbën rreth 1.200 persona, ndërsa rreth 240 persona janë marrë si pengje në Gazë.

Izraeli u përgjigj me një kundërsulm të ashpër në Gazë. Autoritetet shëndetësore në Gazë të kontrolluar nga Hamasi, publikuan se numri i të vrarëve atje është mbi 41.000 nga 7 tetori i vitit 2023.

Konflikti ka shkaktuar demonstrata të shumta propalestineze në të gjithë botën, duke përfshirë dhe Gjermaninë, ndërsa disa janë kthyer në të dhunshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR