• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia gjermane i arrestoi shtatë persona të dyshuar për formimin e një grupi terrorist

Policia gjermane i arrestoi shtatë persona të dyshuar për formimin e një grupi terrorist

Berlin, 6 korrik 2023 (MIA) - Policia e Gjermanisë sot i arrestoi shtatë persona nën dyshimin se kanë formuar organizatë terroriste me qëllim që të kryhen sulme, ngjashëm me skenarët e Shtetit Islamik.

Prokuroria kumtoi se të arrestuarit janë shtetas të Turkmenistanit, Taxhikistanit dhe Kirgizisë dhe të gjithë janë arrestuar në krahinën federale gjermane Rajna Veriore - Vestfalia, se janë njohur një kohë të gjatë dhe se nga Ukraina kanë hyrë në vend menjëherë pas fillimit të luftës në vitin 2022, njoftojnë mediat britanike.

"Ata në qershor të vitit 2022 kanë formuar organizatë terroriste dhe kanë menduar për caqe në Gjermani dhe kanë tentuar të furnizojnë armë, por në momentin e arrestimit nuk ka plane konkrete për sulm", thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Përveç shtetasi i Krigizisë, të dyshuarit e tjerë që janë arrestuar në Gjermani, gjithashtu, nga prilli 2022 kanë grumbulluar para për Shtetin Islamik dhe disa herë i kanë transferuar në grupin jashtë vendit.

Autoritetet holandeze sot i arrestuan edhe dy të dyshuar lidhur me grupin, një burrë nga Taxhikistani dhe bashkëshorten e tij nga Kirgizia, të cilët kanë qëndruar në Holandë nga viti 2022.

"Burri dyshohet se është anëtar i Shtetit Islamik dhe ka marrë urdhër që ta planifikojë sulmin, edhe pse planet nuk kanë qenë konkrete", thuhet në kumtesën e Prokurorisë holandeze.

foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR