Policia gjermane arreston një person për sulmin me thikë në Solingen
- Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve pas sulmit vdekjeprurës me thikë mbrëmë në Solingen të Gjermanisë perëndimore, kumtoi sot policia.
- Post By Fami Bajrami
- 17:00, 24 gusht, 2024

Berlin, 24 gusht 2024 (MIA) - Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve pas sulmit vdekjeprurës me thikë mbrëmë në Solingen të Gjermanisë perëndimore, kumtoi sot policia.
Autori i sulmit është arratisur. Policia në Dyseldorf tha se po kontrollon nëse i arrestuari ka "lidhje me sulmin".
Në sulmin kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tetë janë lënduar. Sulmi ndodhi derisa dhjetëra mijëra njerëz në Solingen morën pjesë në shënimin e 650-vjetorit të themelimit të qytetit.
Foto: arkivi i MIA-s