Policia gjeorgjiane i ka shpërndarë protestat e djeshme para ndërtesës së Parlamentit
- Forcat speciale gjeorgjiane i kanë shpërndarë protestuesit, të cilët sonte përsëri protestuan para ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi.
- Post By Besnik Shuki
- 21:37, 2 dhjetor, 2024

Tbilisi, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Forcat speciale gjeorgjiane i kanë shpërndarë protestuesit, të cilët sonte përsëri protestuan para ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi.
Forcat speciale përdorën pajisje për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa disa persona janë arrestuar.
Gjatë konfliktit, protestuesit kanë përdorur mjete piroteknike dhe i kanë hedhur në drejtim të pjesëtarëve të forcave speciale, të cilët kanë përdorur topa uji për t'i shpërndarë. bsh/
Foto: EPA