• e premte, 05 dhjetor 2025

Policia franceze eliminon një tunizian pas sulmit me thikë ndaj pesë personave

Policia franceze eliminon një tunizian pas sulmit me thikë ndaj pesë personave

Paris, 2 shtator 2025 (MIA) - Policia franceze sot në qendër të Marsejës vrau një burrë, i cili më parë kishte therur me thikë pesë persona.

Incidenti ka ndodhur në një hotel, ndërsa në mesin e të plagosurve janë edhe menaxheri i hotelit dhe djali i tij. Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sulmuesi është emigrant nga Tunisia, i cili në mënyrë legale qëndronte në Francë. Ai ishte dëbuar nga hoteli, pasi nuk kishte paguar.

Policia lokale njoftoi se sulmuesi kishte dy thika dhe një lopatë kur u qëllua me armë nga policia, njoftuan prokurori Nikolas Beson dhe policia lokale. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR