• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia Financiare me kallëzim penal kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik për mashtrim tatimor

Policia Financiare me kallëzim penal kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik për mashtrim tatimor

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Publike Themelore Shkup ka shtruar padi penale kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për vepër të kryer penale mashtrim tatimor sipas nenit 279-a paragrafi 2 dhe nenit 22 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtuan sot nga Drejtoria e Policisë Financiare, personat fizikë të paraqitur, në cilësinë e drejtuesit, gjegjësisht kontabilistit të autorizuar të subjektit juridik të paraqitur, me qëllim që të përfitojnë dobi pronësore të paligjshme, gjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, i kanë shtruar tri paraqitje tatimore me të dhënave të rrejshme dhe të pavërteta për shumën e qarkullimit hyrës dhe shumën e TVSH-së hyrëse, në bazë të TVSH-së që e kanë paraqitur kanë kryer kthim të pabazë të TVSH-së në dobi të subjektit juridik të paraqitur në shumë të përgjithshme prej 14.507.184 denarë, për të cilën shumë e kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR