• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia etiopiane arrestoi disa mijëra persona gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Ahmara

Policia etiopiane arrestoi disa mijëra persona gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Ahmara

Adis Abeba, 14 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet etiopiane kanë bërë arrestime masive në kryeqytetin Adis Abeba që kur qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fillim të gushtit pas trazirave në rajonin e Amhara-s, deklaruan sot avokatët dhe dëshmitarët.

Qeveria e Etiopisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Amhara, pasi luftëtarët e milicisë lokale - Fano, morën nën kontroll disa qytete, të cilat ushtria u detyrua t'i rimarrë me forcë.

Luftëtarët Fano, të cilët luftuan përkrah forcave ushtarake etiopiane në konfliktin dy vjeçar në rajonin Tigraj, kanë refuzuar të shpërbëhen pas një marrëveshjeje paqeje të arritur nëntorin e kaluar.

Parlamenti i Etiopisë do të votojë sot për të miratuar zyrtarisht masat emergjente që lejojnë autoritetet të arrestojnë të dyshuar pa urdhër, të kryejnë kontrolle dhe të vendosin shtetrrethim.

Komisioni i Etiopisë për të Drejtat e Njeriut i emëruar nga shteti tha se kishte "arrest masiv të civilëve të etnisë amharike", duke u bërë thirrje autoriteteve federale t'i japin fund arrestimeve.

Dy avokatë, të cilët folën në kushte anonimiteti për sigurinë e tyre, thanë se masat e jashtëzakonshme ishin gjithashtu në fuqi edhe në kryeqytetin, Adis Abeba, ku të dyshuarit po mbahen në stacionet e policisë, shkolla dhe qendra të tjera të paraburgimit joadekuat, ku ata janë zhvendosur nga rrugët.

Burime policore thanë se në Adis Abeba janë arrestuar 3000 persona.

Komisioni i të drejtave të njeriut i Etiopisë bëri thirrje të shtunën që gjendja e jashtëzakonshme të kufizohet në një muaj dhe "në një vend specifik ku ka lindur një rrezik specifik dhe të mos zbatohet në të gjithë vendin". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR