Policia e Londrës arrestoi 55 persona në tubimin e organizatës së ndaluar "Veprimi palestinez"
- Policia britanike arrestoi dje 55 persona në një tubim të organizatës së ndaluar "Veprimi Palestinez" para Parlamentit në Londër, njoftoi policia.
- Post By Sara Ademi
- 10:17, 20 korrik, 2025
Londër, 20 korrik 2025 (MIA) - Policia britanike arrestoi dje 55 persona në një tubim të organizatës së ndaluar "Veprimi Palestinez" para Parlamentit në Londër, njoftoi policia.
Protestuesit në sheshin e Parlamentit mbanin pankarta në mbështetje të organizatës, e cila u ndalua më parë këtë muaj sipas ligjeve antiterroriste të vendit.
Pjesëmarrësit në tubim, të cilët mbanin veshur kefija (shami tradicionale palestineze bardh e zi me kuadrata), u futën në furgonë policie.
Parlamenti britanik ndaloi "Veprimin Palestinez" më 5 korrik, pasi aktivistët e lëvizjes sulmuan një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore dhe dëmtuan aeroplanë në shenjë proteste ndaj mbështetjes së Britanisë së Madhe për Izraelin. Anëtarësimi në organizatë tashmë është i dënueshëm deri në 14 vjet burg. sa/
foto: EPA