Policia e Kosovës vendos pengesa të betonit për kamionë afër Banjskës
- Policia e Kosovës sot ka vendosur barriera betoni në urën afër Banjskës në veri të Kosovës, konfirmoi ushtruesi i detyrës drejtor i policisë rajonale të Veriut, Veton Elshani, transmeton Beta.
- Post By Fami Bajrami
- 17:29, 26 shtator, 2024

Prishtinë, 26 shtator 2024 (MIA) - Policia e Kosovës sot ka vendosur barriera betoni në urën afër Banjskës në veri të Kosovës, konfirmoi ushtruesi i detyrës drejtor i policisë rajonale të Veriut, Veton Elshani, transmeton Beta.
Ai deklaroi se qëllimi i vendosjes së pengesave është të parandalohet kontrabandimi.
"Pengesat e betonit janë vendosur me qëllim për të mos lejuar kalimin e kamionëve, përderisa automjetet mund të kalojnë urën", sqaroi Elshani. rq/
Foto: arkivi i MIA-s