• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia e Holandës ka arrestuar 281 persona në protestën e ndaluar propalestineze

Policia e Holandës ka arrestuar 281 persona në protestën e ndaluar propalestineze

Amsterdam, 14 nëntor 2024 (MIA) – Policia e Holandës arrestoi 281 persona në protestën e ndaluar për mbështetje të Palestinës në sheshin Dam në Amsterdam.

Dekreti për gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin e Holandës pas trazirave pas ndeshjes së Ajaksit kundër Makabi Tel Aviv javën e kaluar, i ndaloi demonstratat në sheshin Dam.

Autoritetet e qytetit demonstruesve u kishin ofruar lokacion alternativ në Uesterpark, por ata dje rreth orës 18 kishin filluar të mblidheshin në qendër të qytetit, pas çka ka intervenuar policia dhe e ka ndërprerë protestën me çka ka arrestuar 281 persona. fc/

Fotografia: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR