• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia belge kreu një operacion kundër krimit në Stacionin Qendror të Brukselit

Policia belge kreu një operacion kundër krimit në Stacionin Qendror të Brukselit

Bruksel, 27 gusht 2023 (MIA) - Policia e Brukselit gjatë ditës së djeshme ka realizuar një aksion masiv për përballje me krimin dhe tregtinë ilegale të narkotikëve në Stacionin qendror hekurudhor në Bruksel, gjatë të cilit janë arrestuar më shumë se 30 persona, publiko gazeta "Soar".

Në aksion morën pjesë rreth 200 policë dhe oficerë të shërbimit të emigracionit, të cilët po kryenin kontrolle ndaj të pranishmëve në stacion.

Sipas raportimeve të mediave vendase, përveç kriminelëve të dyshuar të arrestuar nga policia, disa nga personat e gjetur në stacion referohen në shërbimin e emigracionit dhe disa, kryesisht të pastrehë, referohen në shërbimet sociale.

Pas aksionit të policisë, ekipet e ndërmarrjeve të shërbimeve komunale nga komunat Sen Zhill dhe Anderleht dolën në terren, të cilët larguan dyshekët e lënë, çantat e gjumit, krahët e tendave, batanijet dhe mbeturinat e tjera.

Aksioni policor pasoi pas një letre të hapur të dërguar nga banorët e zonës përreth stacionit dhe një apel të drejtoreshës së kompanisë hekurudhore belge SNCB, Sofi Dutordoar, e cila u kërkoi autoriteteve të marrin masa kundër rritjes së krimit dhe përdorimit të drogës dhe të merren me “situatën dramatike” në atë pjesë në Bruksel.

Sipas “Bruksel tajms”, gjatë viteve 2020 dhe 2021, në vetë stacionin dhe rreth tij janë regjistruar mbi 3500 vepra penale, kryesisht vjedhje, si dhe problem është shitja e lëndëve narkotike në zonë.

Pas reagimeve publike ndaj kushteve të tilla në stacion, qeveria federale belge njoftoi të premten zhvillimin e planeve të reja për të "përballuar pasigurinë e stacionit dhe për të përmirësuar sigurinë në afat të gjatë". ls/

Foto: Belga

 

QËNDRONI TË LIDHUR