• e enjte, 22 janar 2026

Policia belge ka vërtetuar se është gjetur skeleti i një shtetasi maqedonas në Bruksel të zhdukur para 22 vjetëve

Policia belge ka vërtetuar se është gjetur skeleti i një shtetasi maqedonas në Bruksel të zhdukur para 22 vjetëve

Bruksel, 22 janar 2026 (MIA) - Forenzikët kanë vërtetuar se skeleti i gjetur në bodrumin e një shtëpie në lagjen Forest të Brukselit i ka takon shtetasit të Maqedonisë, Rexhep Rahmanovski, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2003, njoftoi Policia Federale belge.

Skeleti është gjetur gjatë renovimit të shtëpisë në korrik të vitit 2025, pas së cilës është dorëzuar në analizë forenzike.

Pas analizës së tij është vërtetuar se ai i takon Rahmanovskit, i lindur në Maqedonil në vitin 1976.

Sipas dosjes së policisë, rahmanovski është parë për herë të fundit mbrëmjen e 16 korrikut të vitit 2003, kur e ka lëshuar vendin  e tij. Që atëherë i është humbur çdo gjurmë dhe deri në identifikimin e skeletit të tij, policia nuk ka pasur asnjë njoihuri çka ka ndodh me të.

Policia informoi se në bazë të gjetjeve mjeko-ligjore është lëshuar urdhër për bastisje të shtëpisë me shpresë se do të marrin më shumë informacione për atë se çka ka ndodh me viktimën.

Policia belge njëherit kërkon dëshmitarë eventualë ose dikë që mund të japë çfarëdo informacioni për Rahmanovskin ose për zhdukjen e tij.

Në komunikatën e policisë theksohet se me çdo informacion të dorëzuar do të veporohet "në mënyrë diskrete". mb/

Foto: Fejsbuku i Policisë Federale të Belgjikës

QËNDRONI TË LIDHUR