• e diel, 22 dhjetor 2024

Policia belge dhe gjermane kryen bastisje në zyret e EPP-së në Bruksel

Policia belge dhe gjermane kryen bastisje në zyret e EPP-së në Bruksel

Bruksel, 4 prill 2023 (MIA) - Në zyret e partisë popullore evropiane (EPP) në Bruksel sot policia belge dhe hetues gjermanë kryen bastisje lidhur me hetimin në krahinën federale gjermane Tringia.

EPP, parti e më së shumti përfaqësues në parlamentin evropian, në kumtesë tha se përfaqësuesit e pushtetit nga Belgjika dhe Gjermania sot i vizituan zyret e saj si pjesë e hetimit lidhur me krahinën gjermane Tiringia, por nuk saktësoi se për çfarë lloj hetimi bëhet fjalë, transmetojnë mediumet britanike.

"Partia bashkëpunon tërësisht në mënyrë transparente me autoritetet, duke i siguruar të gjitha informatat dhe dokumentacionin relevant", shtohet në kumtesln e EPP-së.

Nga atje cekën se nuk kanë mundësi të japin më shumë informata sepse hetimi është në rrjedhë.

Mediumet britanike theksojnë se anëtare të EPP-së janë parti nga vendet e mbarë Evropës, si dhe vende evropiane jashtë Unionit, kështu që në të bëjnë pjesë parti nga Norvegjia, Zvicra, Austria dhe vende nga Ballkani Perëndimor. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR