• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia australiane ka gjetur 139 kilogramë kokainë të fshehur në autobusë luksozë

Policia australiane ka gjetur 139 kilogramë kokainë të fshehur në autobusë luksozë

Kanberë, 5 shkurt 2024 (MIA) - Dy persona janë arrestuar në Adelaida pasi policia ka gjetur 139 kilogramë kokainë të fshehur në autobusë luksozë, informon DPA, duke iu referuar një kumtese të policisë federale australiane. 

Droga ishte zbuluar në fund të muajit të kaluar në katër autobusë luksozë, pjesë e një dërgese ndërkombëtare deri në Adelaida. Dy burra, të moshës prej 22 dhe 19 vjet, kanë hyrë në autobusë pasi kishin mbërritur në Adelaida dhe e kishin marrë pakon. 

Vlera e drogës në rrugë vlerësohet në 45 milionë dollarë australianë (29,2 milionë dollarë amerikanë), njoftoi policia. 

Personat akuzohen për përpjekje për posedim në sasi komerciale. Nëse marrin dënim maksimal, rrezikojnë burg të përjetshëm. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR