• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia armene arrestoi mbi 140 aktivistë që bllokuan rrugët në qendër të Jerevanit

Policia armene arrestoi mbi 140 aktivistë që bllokuan rrugët në qendër të Jerevanit

Jerevan, 25 shtator 2023 (MIA) - Forcat speciale të policisë armene - "beretat e kuqe" filluan të arrestojnë aktivistët e opozitës që bllokuan rrugët në qendër të Jerevanit herët në mëngjes, raportoi Tass.

Policia fillimisht paralajmëroi  protestuesit me altoparlantë se bllokimi i kryqëzimit të rrugëve Tumanjan dhe Sarian, në qendër të kryeqytetit armen, ishte i ndaluar dhe më pas arrestuan më shumë se 140 aktivistë.

"Në orën 10 (08:00 sipas kohës mesdhetare evropiane), numri i shtetasve të ndaluar arriti në 142", tha zëdhënësi i policisë. Fillimisht u raportuan 53 të arrestuar.

Aktualisht vazhdojnë aksionet protestuese në vende të ndryshme në Jerevan, lajmëroi Tass.

Gjykata në Jerevan vendosi të dënojë me një muaj paraburgim Levon, djalin e ish presidentit armen Robert Koçarjan, i cili akuzohet për dhunë ndaj policëve gjatë protestave masive në kryeqytet, shkroi avokati i tij Aleksander Koçubaev në profilin e tij në Fejsbuk.

"Levon Koçarjan është një muaj në paraburgim", shënoi avokati. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR