• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia amerikane i shpërndau protestuesit propalestinezë nga MIT dhe nga Universiteti Pensilvania

Policia amerikane i shpërndau protestuesit propalestinezë nga MIT dhe nga Universiteti Pensilvania

Uashington, 10 maj 2024 (MIA) - Policia amerikane sot në mëngjes i shpërndau studentët të cilët protestojnë kundër luftës në Rripin e Gazës në edhe dy universitete amerikane prestigjioze.

Të paktën dhjetë persona janë arrestuar në Institutin Teknologjik në Masaçusets (MIT) në afërsi të Bostonit. Përderisa në Universitetin Pensilvania në Filadelfia, policët me pajisje taktike dhunshëm i larguan disa dhjetëra studentë të cilët mbaheshin për duart rreth statujës së Benxhamin Frenklin.

Siç informuan mediat amerikane, studentët nuk ofronin rezistencë gjatë arrestimit në asnjë Universitet dhe që të dyja aksionet e policisë kaluan dhe ishin relativisht të qeta, informuan mediat amerikane. fc/

Fotografia: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR