• e shtunë, 23 nëntor 2024

Policia çeke e kumtoi identitetin e sulmuesit nga Praga, dyshohet se në mëngjes e ka vrarë edhe babain e tij

Policia çeke e kumtoi identitetin e sulmuesit nga Praga, dyshohet se në mëngjes e ka vrarë edhe babain e tij

Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Policia çeke kumtoi se sulmuesi në Universitetin në Pragë është studenti 24-vjeçar David Kozak.

Paraprakisht sot pas tij policia ka shpallur fletarrest për shkak të dyshimit se në mëngjes e ka vrarë babain e tij në fshatin Kladensko. Pastaj u bë e qartë se i kërkuari është ai që pasdite ka vrarë 10 persona në Fakultetin filozofik në Pragë, pas çka është vrarë edhe ai.

Kozak ka qenë student në Fakultetin filozofik dhe ekziston dyshim se pas vrasjes së babit të tij, është nisur në aksionin e përgjakur, me ç'rast ka vrarë të paktën 10 persona dhe ka lënduar të paktën 24 persona në afërsi të fakultetit. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR