Policia çeke dyshon se sulmuesi nga Praga mund të jetë përgjegjës dhe për vrasjen e një burri dhe një foshnje dymuajshe
- Studenti, i cili vrau dje të paktën 15 persona në të shtënat në Universitetin Karllit në Pragë, mund të jetë përgjegjës dhe për vrasjen e një burri dhe një foshnje në Klanovicë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:57, 22 dhjetor, 2023
Pragë, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Studenti, i cili vrau dje të paktën 15 persona në të shtënat në Universitetin Karllit në Pragë, mund të jetë përgjegjës dhe për vrasjen e një burri dhe një foshnje në Klanovicë.
"Shumë seriozisht po i hetojmë pretendimet, të cilat janë shumë reale për momentin, se sulmuesi nga Fakulteti Filozofik është përgjegjës dhe për dy viktimat në fund të javës së kaluar në Klanovicë, deklaroi në konferencën për shtyp shefi i policisë Martin Vondrashek, shkruan portali çek "Novinki".
Deri më tani një person i panjohur, me 15 dhjetor, ne vendin Klanovicë është qëlluar një burrë 32 vjeç dhe vajza e tij dymuajshe, por policia ende nuk e ka gjetur përgjegjësin për vrasjen e dyfishtë.
Në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Karlit, në qendrën Jan Plaç, në Pragë, dje erdhi deri te të shtënat në të cilën humbën jetën 15 persona, ndërsa 30 janë lënduar, derisa sulmuesi është vrarë.
Policia Çeke njoftoi dhe se babai i të dyshuarit për të shtënat dje ishte gjetur i vdekur. rq/
Foto: X