Polakët kundërshtojnë dërgimin e ushtarëve të tyre në Ukrainë
- Shumica e polakëve janë kundër pjesëmarrjes së ushtarëve të tyre në forca paqeruajtëse shumëkombëshe në Ukrainë, tregon një anketë e agjencisë SW Research, transmeton DPA.
Varshavë, 23 gusht 2025 (MIA) – Shumica e polakëve janë kundër pjesëmarrjes së ushtarëve të tyre në forca paqeruajtëse shumëkombëshe në Ukrainë, tregon një anketë e agjencisë SW Research, transmeton DPA.
Anketa, e porositur nga gazeta polake "Republika", tregon se 61,1 për qind e të anketuarve janë kundër, 17,3 për qind janë pro dhe 21,6 për qind janë të pavendosur në lidhje me vendosjen e mundshme të ushtarëve polakë në Ukrainë.
Burrat janë më kundër sesa gratë, ndërsa kundër janë edhe shumica e banorëve të qytetit dhe të rinjve, ndryshe nga ata të anketuar në zonat rurale dhe të moshuarit që do ta mbështesnin një hap të tillë.
Prej muajsh në Evropë ka pasur një debat rreth vendosjes së mundshme të forcave paqeruajtësve nëse arrihet një armëpushim në Ukrainë.
Kryeministri polak Donald Tusk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë ushtarake, por ofroi mbështetje logjistike dhe politike.
Polonia ndan një kufi me Ukrainën që është mbi 500 kilometra i gjatë.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, në Poloni në korrik janë regjistruar rreth një milion refugjatë ukrainas, menjëherë pas Gjermanisë me 1,2 milion. ls/
Foto: EPA