• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pokitiko: BE e dënoi Metën me 1.2 miliardë euro rekord

Pokitiko: BE e dënoi Metën me 1.2 miliardë euro rekord

Bruksel, 22 maj 2023 (MIA) - Gjiganti amerikan i teknologjisë Meta është gjobitur me një rekord prej 1,2 miliardë eurosh për shkelje të rregullave të privatësisë së BE-së, njoftoi Politiko.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të dhënave njoftoi sot se Meta ka shkelur Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) kur transferoi në SHBA një sërë të dhënash personale të përdoruesve evropianë në Fejsbuk, pa e mbrojtur mjaftueshëm atë nga praktikat e monitorimit të të dhënave të Uashingtonit.

Është gjoba më e madhe e vendosur sipas ligjit kryesor të Unionit për privatësinë (General Data Protection Regulation) dhe vjen përpara 25 majit, pesëvjetorit të zbatimit të ligjit.

Amazon ishte gjobitur më parë me 746 milionë euro nga Luksemburgu, dhe rregullatori irlandez ka vendosur gjithashtu katër gjoba kundër platformave të Meta Fejsbuk, Instagram dhe UatsAp, që variojnë nga 405 milionë deri në 225 milionë euro gjatë dy viteve të fundit.

Mbikqyrësi irlandez për mbrojtjen e privatësisë tha se përdorimi i Metës i një instrumenti ligjor të njohur si Klauzola standarde kontraktuale (SCC) për të transferuar të dhënat në SHBA "nuk trajton rreziqet ndaj të drejtave dhe lirive themelore" të përdoruesve evropianë në Fejsbuk, të ngritura me një vendim historik nga Gjykata e Lartë e BE-së.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë në vitin 2020 e ndërpreu marrëveshjen BE-SHBA për qarkullimin e të dhënave të njohur si mbrojtje të privatësisë për shkak të frikave nga praktikat për ndjekjen e shërbimeve të inteligjencës amerikane. Në gjykimin e njejtë, gjykata më e lartë e BE-së, gjtihashtu, i ashpërsoi kushtet për shfrytëzimin e SCC, edhe një mjet juridik që gjerësisht e shfrytëzojnë kompanitë për të transferuar të dhëna personale në SHBA.

BE dhe SHBA e finalizojnë marrëveshjen e re për qarkullimin e të dhënave që mund të jetë gati më herët në korrik dhe më së voni në fund të tetorit. Meta ka afat deri më 12 tetor për të mos u mbështetur në SCC për transferet e tyre, transmeton Politiko. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR